Mami apo motra? Çiljeta publikon foto me të ëmën dhe rrjeti u mahnit (FOTO LAJM)

Siç e do tradita, Çiljeta ja ka dedikuar të dielën familjes.

Këngëtarja së bashku me të ëmën kanë shijuar një drekë së bashku, në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe ku ka më mirë se kaq.

Deri në momentin kur Çili postoi një foto me mamin dhe këtu u ngatërruam. “Me mamin”-shkruan këngëtarja, po ne vetëm mami s’na duket e ëma këngëtares.

Zonja Linda duket aq e re dhe e bukur sikur të ishte motra e Çiljetës.
Madje edhe vetë këngëtarja e konsideron si motër dhe si shoqe të ngushtë të ëmën.

“Mami më e mirë në botë, shoqa ime më e ngushtë, motra ime, mbështetja ime më e madhe në jetë”-është shprehur Çiljeta për të ëmën pak kohë më parë.

Kujtojmë se para pak kohësh, babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën pas një beteje disa ditore me Covid-19. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin tinëzar. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe Çiljeta, që bëri një postim zemërthyes në rrjete sociale.


Shtuar 29.03.2021 09:16

Tags: ,