Lacio prezanton fanellën e krijuar nga shishet plastike të ricikluara (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, Lacio ka prezantuar fanellën e re që skuadra do të mbajë veshur në sezonin e ri futbollistik.

Ngjyra e fanellën nuk ka ndryshuam do të jetë e njëjta bardhekaltër, me viza të holla të bardha, por risia qëndron tek materiali i fanellave.

Drejtuesit kanë menduar të bëjnë pjesë teknologjinë duke krijuar fanella nga shishe plastike të ricikluara. Një risi kjo nga Lacio që tenton të përcjellë dhe mesazh nëpërmjet futbollit, por dhe një ide gjeniale në marketing.

Fanella u prit mjaft mirë nga tifozët bardhekaltër të cilët kanë filluar menjëherë porositë online për të pasur pranë vetes fanellën e skuadrës së zemrës.


Shtuar 4.07.2021 10:48