Egnatia triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në ndeshjen e javës së 5-të të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të takimit në Rrogozhinë, për mediat foli Karim Loukili, i vlerësuar si “Lojtari i Ndeshjes”.
Të lidhura
None found
“A duket sikur kam tre vite që luaj me Egnatian? Unë e njoh shumë mirë këtë skuadër, pasi vitin e kaluar jam përballur 3-4 herë me të. Kështu që i njihja mirë lojtarët dhe përshtatja me ekipin ishte shumë e thjeshtë.
Sa i përket objektivave, dua vetëm të kem një rol të rëndësishëm për skuadrën, duke kontribuar me gola dhe asiste. Nuk kam një synim personal konkret; për mua mjafton që skuadra të paraqitet sa më mirë.
Për t’u spikatur duhet të punojmë dhe të bashkëpunojmë më shumë. Siç e përmendët edhe ju, kemi shumë cilësi te lojtarët që përmendët. Duhet të krijojmë një bashkëpunim edhe më të mirë. Jemi kualifikuar gjithashtu në Kupat e Europës dhe shpresojmë të bëjmë paraqitje edhe më të mira. Për mua, ky formacion është diçka e re. Po luajmë më shumë në mesfushë”, u shpreh Loukili.
