Kamerat e sigurisë do të shtrihen në të gjitha parqet publike deri në fund të vitit

Parqet publike në Prishtinë do të monitorohen nga kamerat e sigurisë, duke përfshirë edhe lëvizjet, qëndrimet dhe aktivitetet e qytetarëve.

Të lidhura

None found

Parku dhe fusha sportive në lagjen “Kalabria” kanë hyrë këtë javë nën vëzhgimin e Policisë së Kosovës, ndërsa ky lokacion është pjesë e fazës së dytë të projektit të monitorimit në kryeqytet.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, tha se instalimi do të vazhdojë edhe në hapësira të tjera publike të Prishtinës.

“Parku i parë është parku dhe fusha sportive në lagjen ‘Kalabria’. Më pas do të përfshihen të gjitha parqet dhe fushat sportive që janë vlerësuar se kanë nevojë për monitorim. Kamera do të vendosen edhe në parkun e Gërmisë, parkun Arbëri dhe parkun e Tokbahqës, pra në të gjitha parqet”, deklaroi Fushtica për RTVDukagjinin.

Sipas tij, instalimi i kamerave në parqe pritet të mbyllet gjatë këtij viti.

“Planifikojmë që puna në parqe të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa një fazë tjetër do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare, megjithëse faza e dytë mund të përfundojë edhe më herët. Përveç kamerave, risi do të jetë edhe vendosja e radarëve mobilë për matjen e shpejtësisë”, u shpreh ai.

Vendosja e sistemit të vëzhgimit synon të parandalojë dëmtimin e lodrave, ulëseve dhe hapësirave të tjera në parqet publike, të cilat shpesh dëmtohen menjëherë pas rinovimit ose instalimit. Për personat që shkaktojnë dëme janë paralajmëruar masa ndëshkuese.


Shtuar 20.09.2026 21:03

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet Girişsekabetholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet