Federata e Futbollit të Maqedonisë i del krahë Alioskit, letër zytare UEFA: Duan dënimin më të ashpër për Arnautoviç

Ai gol që supozohej të ishte një shpërthim feste rezultoi në një shpërthim nervash nga Arnautoviç, që bëri xhiron e mediave për shkak të fjalorit të tij aspak etik në drejtim të Ezgjan Alioskit.

Ofendimet në bazë të origjinës së tij shqiptare nuk janë pritur mirë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, që njofton sot se ka dorëzuar një letër zyrtare në UEFA, ku kërkon dënim sa më të ashpër për Marko Arnautoviç.

“Në të njëjtën kohë, ju informojmë se kemi dorëzuar një letër zyrtare në UEFA në të cilën kërkojmë dënimin më të ashpër për lojtarin e kombëtares austriake Marko Arnautoviç. Ne gjithmonë do të ngrihemi dhe do të mbrojmë interesat dhe dinjitetin e ekipit kombëtar maqedonas kudo që ata të luajnë”, bën me dije Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shtuar 14.06.2021 21:30