RENEA mësyn në zonën e “të fortëve” të Durrësit, kontroll në lokalet e kunatit të Lul Berishës, Plarent Dervishit

Vijon aksioni nga ana e forcave RENEA në disa qytete të vendit. Mësohet se në Durrës, forcat speciale po kryejnë kontrolle në lokalet e Plarent Dervishit, kunati i ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. ndërsa në sitë është futur një tjetër lokal i njohur në Durrës, ku thuhet se frekuentohet nga personazhe të botës së krimit.

Në krye të aksionit mësohet se është vetë kreun drejtorisë së policisë së Durrësit, Lorenc Shehu. Ndërkohë aksion nga RENEA e FNSH po zhvillohen në Vlorë por edhe në Elbasan.

Deri më tani ka dy të arrestuar dhe dhjetëra të shoqëruar.

vijon…

Shtuar 14.06.2021 21:39