Elseid Hysaj lë ndeshjen përpara kohe, largohet i dëmtuar përballë Bayern Munich

Elseid Hysaj ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi shqiptar e nisi si titullar përballjen kundër Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampionëve, por nuk mundi ta çonte deri në fund. Kapiteni i Kombëtares shqiptare la fushën përpara kohe për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Hysaj nuk mundi të vijonte më lojën pas lëndimit të pësuar, duke lënë kështu fushën në minutën e 60. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë shkalla e dëmtimit për futbollistin shkodran. /Sport Ekspres/


Shtuar 14.02.2024 22:52