Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, konfirmoi fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në sektorin e mbrojtjes, duke nxjerrë në pah angazhimin thelbësor të Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të punëtorisë vjetore M2M në Kosovë, Maqedonci theksoi se përmes këtij partneriteti synohet krijimi i një Forcë të Sigurisë më të përgatitur, profesionale, bashkëkohore dhe të aftë për të vepruar së bashku me aleatët.
Ministri theksoi në një njoftim në Facebook se prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet shndërrimi i projekteve të përbashkëta në rezultate të prekshme dhe thellimi i mëtejshëm i kësaj marrëdhënieje.
Bashkëpunimi mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s ka vite që shtrihet brenda Programit të Partneritetit Shtetëror, duke përfshirë stërvitje dhe operacione të përbashkëta që synojnë forcimin e ndërveprimit dhe aftësive profesionale.
