Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se efektivët e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm pranë SPB-së së Shkupit kanë arrestuar dje në mbrëmje shtetasin E.K., 46 vjeç, banues në kryeqytet.
Të lidhura
None found
Aksioni i policisë u zhvillua rreth orës 23:10, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij, i autorizuar me vendim gjykate, u zbuluan dhe u konfiskuan lëndë narkotike e tipit marihuanë, një peshore elektronike dhe 20 copë kartëmonedha false me prerje 100 denarësh.
I dyshuari ndodhet në ndalim policor dhe sapo të përfundojë procedimi i plotë hetimor, ndaj tij do të depozitohen kallëzimet penale përkatëse.
