E ardhmja e Mbappe? Al-Khelaifi e zë ngushtë me këtë deklaratë

Kylian Mbappe mund të largohet nga PSG, por e sigurt është që tifozët do t’i kthehen kundër. Të paktën pas kësaj deklarate që presidenti Nasser Al-Khelaifi ka bërë.

Numri një i klubit francez, gjatë prezantimit të Leo Messit u pyet edhe në lidhje me të ardhmen e kampionit të botës dhe ishte i qartë.

“Mendoj se të gjithë e dinë se cila është e ardhmja e Kylian: Ai është një parizien. Ai tha se donte një ekip konkurrues dhe nuk ka justifikim për të vepruar ndryshe tani”, u shpreh presidenti i PSG.

Francezët, veç Leo Messit kanë afruar edhe kampionë si Ramos, Donnarumma, Hakimi dhe Wijnaldum, çka i bën ata shumë të frikshëm për sezonin e ardhshëm.


Shtuar 11.08.2021 14:28