Stresi zbulon kur do kthehet në Shqipëri dhe bën kërcënimin publikisht

Stresi ka 7 muaj që ndodhet larg Shqipërisë, për shkak se i është arratisur policisë. Këto kohë reperi ka jetuar në Londër së bashku me miqtë e tij dhe duket se më në fund ka vendosur të rikthehet në Shqipëri.

Në një postim në Instagram ai shprehet se 7 muaj kaluan shumë shpejt për të dhe se do të vijë brenda muajit gusht në Shqipëri. Gjithashtu ai ka kërcënuar të gjithë ata që nuk i kanë mbështetur duke ofenduar me fjalë banale.

“Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”, shkruan Stresi në postimin e tij.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe në arrati, Stresi i dha fund një herë e mirë edhe lidhjes me Keisin. Disa javë më parë ai e konfirmoi publikisht lajmin e ndarjes, por shtoi se Keisi dhe familja e saj do të kenë gjithmonë respektin e tij.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, tregoi Stresi.


Shtuar 11.08.2021 14:34