Belgjika dhe Holanda formojnë ligën e përbashkët të futbollit, fillon nga 2022

25 klube profesionale kanë votuar në favor të krijimit të ligës së përbashkët në futboll mes Belgjikës dhe Holandës.

Liga e është emërtuar BeNEliga.

 

 

Sezoni i parë e kësaj lige të përbashkët do të starton në kampionatin 2022/2023, ndërkaq sezoni 2021/22 do të përcaktoj ekipet pjesëmarrëse.

Javë më parë, presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin ka deklaruar se institucioni kryesor i futbollit nuk do të pengojë inciativën e vendeve që dëshirojnë të themelojnë ligë të përbashkët, shkruan Indeksonline.

Ka disa vite që klubet shqiptare kanë shprehur dëshirë që të themelohet një ligë futbolli me ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, por ende nuk ka asnjë inciativë konkrete nga Federatat përkatëse.


Shtuar 17.03.2021 13:49