Rama nuk i ndahet Bashës për takimet: Ngjitur e ngjitur me njëri tjetrin

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Fieri lidhur me  takimet e kryedemokratit Lulzim Basha që ka bërë bashkë shumë njerëz në Kavajë dhe Shkodër.

“Ngjitur e ngjitur me njëri tjetrin për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare e atyre që pasi e humbën çdo shans të shkuarën, kërkojnë një shans të ri që nuk kanë për të marrë.

Shqiptarët nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e PD në pushtet dhe të çfarë PD-je. Që sot është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe, më e dobët, më absurde e 30 viteve”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij  Rama komenton edhe ngjarjen në Elbasan, duke thënë se shfaqjet e Bashës të kujtojnë vitet ’90, ndërsa kreu i opozitës qëndron si provokator dhe më pas bën viktimën.


Shtuar 17.03.2021 13:39