Finalja e Copa del Rey do të luhet me tifozë, kaq do të jetë numri

Një lajm i mirë vjen nga Spanja për finale e Copa del Rey. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka deklaruar se në stadium do të jenë të pranishëm më shumë se 15 mijë tifozë.

“Në qoftë se pandemia shkon siç duhet, atëherë do të jenë rreth 15 mijë tifozë në stadium” , ka thënë Tebas.

Megjithatë, tifozët e Barcelonës dhe Athletic Bilbaos do të kenë vështirësi për ta parë ndeshjen nga afër.

E gjitha kjo pasi, tiketat do të shiten vetëm në Andaluzi, në mënyrë që Baskët dhe Katalanët mos të udhëtojnë jashtë zonave të tyre.

Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet më 17 prill. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 13:26