Anësori i Liverpoolit, Bradley Barcola, po përshtatet me futbollin anglez pas largimit nga PSG-ja. Ai thotë se loja në Ligën Premier ndryshon dukshëm nga ajo që luante te klubi francez nën drejtimin e Luis Enrique dhe i duket më pak e orientuar nga taktikat.
Të lidhura
None found
Në prononcimin për “Telefoot”, Barcola shpjegoi se te PSG-ja punonin me një trajner shumë të përqendruar te taktikat, ndërsa në Angli vëren më pak kërkesa të tilla dhe më pak ndryshime gjatë ndeshjeve.
Francezi tregoi se udhëzimet e Luis Enrique-s e detyronin të përshtaste vazhdimisht pozicionin dhe lëvizjet sipas vendosjes së shokëve të skuadrës. Ndonjëherë duhej të futej në qendër, herë të tjera të luante në krah, ndërsa një lojtar tjetër merrte pozicionin e tij. Te Liverpooli, sipas tij, qasja është krejt tjetër.
Barcola së fundmi shënoi kontributin e tij të parë në një gol të Ligës Premier që prej transferimit te Liverpooli. Marrëveshja për kalimin e tij raportohet të ketë kapur vlerën e 140 milionë eurove.
Të shtunën, ai asistoi për golin vendimtar të Alexander Isakut, duke ndihmuar Liverpoolin të mposhtte Brentfordin me rezultatin 2-1.






