Egnatias i duhen edhe dy sfida për të mbyllur fazën e saj në Conference League. Fillimisht, rrogozhinasit do të përballen me Kauno Zalgiris të enjten, ndërsa dy javë më vonë do të luajnë sërish në “Air Albania”. Ndeshja e fundit e kalendarit do të zhvillohet në Portugali ndaj Bragës.
Pas fitores kundër Lincoln Red Imps, kampionët shqiptarë kanë mbledhur 5 pikë dhe janë ngjitur në vendin e 21-të. Një triumf në njërën prej dy ndeshjeve të mbetura do t’u mjaftonte për të siguruar pjesëmarrjen në “play-off”.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, “Football Meets Data” ka publikuar disa parashikime për kundërshtarët e mundshëm, duke u bazuar te ndarja e skuadrave mes atyre që do të kualifikohen drejtpërdrejt dhe ekipeve që do të përfundojnë në zonën e eliminimit.
Sipas këtyre projeksioneve, Egnatia mund të përballet hipotetikisht me Atalantën ose Panathinaikosin. Bëhet fjalë për dy klube me emër në kampionatet kryesore të Italisë dhe Greqisë, të cilat aktualisht renditen gjithashtu jashtë tetë vendeve të para në fazën e ligës.






