Flet punonjësi i 313-s që arrestoi Çekajn e Pjetrin duke u arratisur: Kolegu kishte gjak në kokë!

Është zbardhur dëshmia e punonjësit të sigurisë së burgut 313 në Tiranë ku u tentua arratisja e 2 të burgosurve, Pjetri dhe Çekaj.

Ai ka zbardhur me detaje ndodhitë e ditës ku ndodhi tentativa për arratisje, nga prerja e damarëve tek kapja e Pjetrit dhe Çekajt në tentativë për t’u larguar nga burgu.

“Saktësoj që në momentin që dola jashtë dhe pashë të paraburgosurin Pjetri që ishte neutralizuar pash dhe specialistin e informacionit Myfti të gjakosur tek zona e kokës, dhe kishte pika gjaku gjithandej…”- tregon ndër të tjera punonjësi Gëzim Nikoçi.

DËSHMIA E PLOTË E POLICIT:

*Punonjësi i sigurisë- Gëzim Nikoçi: Sot rreth orës 15:00 më ka lajmëruar polici i kollonës 2-1 kati i dytë godina A më tha se i paraburgosuri me mbiemër Çepele është dërguar në infermieri pasi kishte prerë damarët e dorës. Unë dhe kolegu Vladimir Myrto shkuam tek infermierja pasi i dënuari kishte shumë rrjedhje gjaku nga dora e djathtë teksa pjesa e parakrahut.

Pas kësaj ndihmës mjekja Bejaze Jaho doli jashtë regjimit dhe komunikoi me mjeken e institucionit të cilës nuk ia mbaj mend emrin dhe u vendos që i paraburgosuri të shkojë në spital për të qepur plagën e tij. Rreth orës 15:20 po unë dhe Vladimiri na u ngarkua detyra nga oficeri i formacionit që të dilnim së bashku me të dënuarin për ta shoqëruar atë në spital.

Sapo ishim afruar tek porta hyrëse e regjimit të brendshëm që të çon tek zyra e specialistit të informacionit, ku në ato momente dëgjuam zhurma e britma nga ana e punonjësve të Policisë, në atë moment hapi derën ndihmësi i informacionit me mbiemër Aliallmeta dhe ne hymë te holli tek specialisti i informacionit dhe ndërkohë polici i kontrollit Shefki Mema na tha që po arratisen pa përmendur emrat.

Në këtë moment të paraburgosurin Çepele të prangosur që po e shoqëronim ja lash Shefkiut dhe dola së bashku me Vladimirin me vrap dhe në atë moment pamë që i paraburgosuri Pjetri, emri nuk më kujtohet ishte shtrirë dhe i neutralizuar nga polici i godinës B dhe ndërkohë zbret shkallët i paraburgosuri Arbër Çekaj që të nxjerrin tek oborri jashtë dhe unë së bashku me Vladimirin dhe Alialmetën i jemi hedhur përsipër për ta neutralizuar dhe e prangosëm dhe e kemi futur menjëherë tek kontrolli gjithashtu së bashku me të paraburgosurin Pjetër.

Saktësoj që në momentin që dola jashtë dhe pashë të paraburgosurin Pjetri që ishte neutralizuar pash dhe specialistin e informacionit Myfti të gjakosur tek zona e kokës, dhe kishte pika gjaku gjithandej. Në momentin që të dy të paraburgosurit u neutralizuan, sa pashë e dëgjova nuk përmendën ndonjë fjalë dhe nuk bënë asnjë lloj rezistence.

Dua të saktësoj që në atë moment kur dola jashtë dera e jashtme e institucionit ka qenë e mbyllur me çelës për këtë jam i bindur pasi menjëherë pasi i shoqërova të paraburgosurit Arbër dhe Pjetër jam kthyer tek dera tek postblloku dhe e kam parë vetë që ishte e mbyllur me çelës dhe me shul sipas rregullit. Dera ka qenë e mbyllur dhe me sa pashë nuk u afrua ndokush tek dera as nga brenda dhe as nga jashtë. Rreth 10 minuta më vonë di që ka ardhur dhe Policia e Shtetit në institucion.

Pyetjes se nëse i paraburgosuri Lulzim Cepele tha ndonje gje në lidhje me këtë tenattive arrastisje ai u pergjigi se: Ai degjoi sikurse e degjuam dhe ne qe momentin qe po prisnim tek porta qe kishte ndoedhur dicka por nuk beri asnje veprim qe te na pengonte dhe as nuk tha ndonje fjale por mendimi im xhesti qe ai preu doren mendoj qe mund te kete tidhje me veprimin e tentatives se arratisjes mendoj qe mund te jete nje plan i perbashket pasi ky dhe Arber Cekaj jane me dhoma perballe njeri-tjetrit dhe me Pjetrin. Si rregull takohen tek ajrosja ose ne hyrje dhe ne dalje per ne ajrosje. /albeu.com/

 


Shtuar 11.08.2021 14:36