Mozzik në një lidhje dashurie? Publikon foto në ashensor

Erdhi vera, nisën romancat e reja!

Mesa duket ky sezon nuk do e gjejë beqar reperin Mozzik, i cili kohët e fundit ngre shumë pikëpyetje me postimet që bën.

Pikërisht, postimi i tij i i fundit i bërë në profilin e Instagramit, duket se ka vërtetuar qartë se reperi është duke shijuar një lidhje të re dashurie.

Artisti ka publikuar në Instastory një fotografi teksa shihet duke përqafuar një vajzë. Reperi ka zgjedhur të mos zbulojë imazhin e partneres së tij të re, duke u përpjekur që ta mbulojë sa shumë të jetë e mundur. Mesa duket pushimet e fundit dyshja i kanë kaluar bashkë, pasi fotoja vjen pas imazheve të vendit ku ndodhet.

Nuk është ende e qartë se cila është vajza në foto por fansat me siguri janë shumë kuriozë të zbulojnë identitetin e saj.


Shtuar 31.05.2024 22:34