Në një deklaratë për mediat, Bilall Kasami, kryetar i Tetovës dhe njëri prej drejtuesve të koalicionit VLEN, ndau pikëpamjet e tij mbi skenarin e mundshëm të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Të lidhura
None found
Ai sqaroi se formacioni i tij politik nuk e mbështet idenë e një votimi të jashtëzakonshëm, por theksoi gatishmërinë e plotë nëse një zhvillim i tillë bëhet i pashmangshëm.
“Prioriteti ynë mbetet zbatimi i premtimeve që u bëmë qytetarëve gjatë fushatës”, u shpreh Kasami, duke shtuar se si pjesë e qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, ata janë të fokusuar në përmbushjen e programit të tyre.
Megjithatë, ai la të kuptohet se partia nuk ka asnjë frikë nga një përballje e parakohshme elektorale.
“Edhe sikur zgjedhjet të shpalleshin që nesër, ne jemi plotësisht të përgatitur. Bindja jonë është e patundur që VLEN do të triumfojë sërish në kampin shqiptar dhe do të sigurojë pjesëmarrjen në ekzekutiv dhe drejtimin e komunave”, përfundoi Kasami.
