Foda: “Synimi është fitorja”, Kaçuri dhe Osmani pajisen me aprovimin e FIFA-s

Franco Foda, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, ka deklaruar se “Dardanët” do të hyjnë në fushë me objektivin e qartë për të fituar ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve kundër Irlandës.

Të lidhura

None found

Takimi zhvillohet të enjten në mbrëmje, me start në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova luan si vendase.

Foda tregoi se stafi i tij e ka analizuar në detaje skuadrën irlandeze dhe është i ndërgjegjshëm për aftësitë e tyre. Sipas tij, avantazhi qëndron në faktin se po luajnë në shtëpi, duke shtuar se i kanë studiuar me vëmendje të gjitha ndeshjet e fundit të Irlandës.

Megjithëse theksoi se dëshirojnë të fitojnë çdo përballje, përzgjedhësi pranoi se në varësi të ecurisë së lojës së nesërme, një barazim mund të jetë një rezultat i pranueshëm. Megjithatë, ai ritheksoi se qëllimi parësor mbetet triumfi.

Lidhur me lojtarët e rinj, Foda njoftoi se FIFA u ka dhënë miratimin Dion Kaçurit dhe Erblin Osmanit për të përfaqësuar Kosovën.

“Dardanët” ndodhen në grup me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin. Pas sfidës së parë, ata do të përballen me Austrinë më 27 shtator, Izraelin më 1 tetor dhe sërish Austrinë më 4 tetor.

Kur u pyet nëse ndonjëri nga tre futbollistët e rinj të grumbulluar – Erblin Osmani, Dion Kaçuri dhe Milot Avdyli – do të ketë mundësi të luajë ndaj Irlandës, Foda nuk dha detaje konkrete. Ai la të nënkuptohet se vendimi do të merret në ditën e ndeshjes dhe u mjaftua me një deklaratë të shkurtër se gjithçka do të shihet nesër.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetGrandPashabet TwitterJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetholiganbetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetesbetmarsbahis güncel girişjojobetsekabetjojobet telegramjojobet güncel girişjojobet güncel girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet