GJKKO njofton seancën e pyetjes për ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se të mërkurën do të zhvillohen seancat e pyetjes për tre persona nën hetim, mes të cilëve edhe ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Procedimi penal numër 20/1 i vitit 2025 përfshin Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin, përveç Hysenit. Prokuroria e Posaçme, më 23 shtator 2026, ka depozituar pranë gjykatës kërkesat për pyetjen e tyre, të cilëve u janë caktuar masa sigurie në një fazë të mëhershme.

Të lidhura

None found

Masa “arrest në shtëpi” është vendosur për Vlora Hysenin, e cila akuzohet për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Nga ana tjetër, Fatjon Kalluçi, i dyshuar për shkelje të nenit 295/a/1, dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2, po mbahen në masën “arrest në burg”.

Për Kalluçin dhe Sulejmanin, seanca gjyqësore do të fillojë në orën 09:00 të datës 24 shtator 2026.

Ndërkohë, seanca e pyetjes për Vlora Hysenin është programuar po për të njëjtën datë, 24 shtator 2026, por duke nisur në orën 12:00.


Shtuar 23.09.2026 17:03

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetGrandPashabet TwitterJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetjojobet telegramjojobet güncel girişjojobet güncel girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet