Në moshën 50-vjeçare ka ndërruar jetë ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Sashko Kostov.
Nga Spitali i Përgjithshëm në Koçan kanë konfirmuar se rreth orës 10:30, Kostov është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar sulm në zemër derisa ishte në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore.
Të lidhura
None found
Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur.
