Me një gol të shënuar ndaj Kharkivit, skuadrës ku aktivizohet Baton Zabërgja, Ardit Tahiri e fitoi duelin e drejtpërdrejtë me bashkëkombësin e tij, teksa Kolos Kovalivka mori fitoren.
Të shtunën, Kolos Kovalivka triumfoi me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së 13-të të kampionatit elitar ukrainas.
Të lidhura
None found
Kharkivi e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh 1-0 që në minutën e parë. Asistues për këtë gol ishte Baton Zabërgja.
Megjithatë, përgjigjja e vendasve erdhi në minutën e 18-të, kur Ardit Tahiri shënoi për të barazuar shifrat në 1-1. Më pas, Kolosi realizoi edhe golin që i siguroi fitoren 2-1.
Tahiri u aktivizua deri në minutën e 61-të, ndërsa po në atë minutë u larguan nga loja edhe Igri Kasalla dhe Arinaldo Rrapaj.
Në anën tjetër, Zabërgja e luajti të plotë ndeshjen për Kharkivin, kurse Ermir Rashica e ndoqi takimin nga banka rezervë.
Pas 13 xhirove të kampionatit, Kharkivi ka 21 pikë, ndërsa Kolos Kovalivka numëron 15 pikë.





