Xhudisti kosovar Milot Gashi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila po zhvillohet në Selanik të Greqisë.
Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, Gashi u paraqit në kategorinë deri në 66 kilogramë, ku regjistroi disa fitore me Ippon kundër garuesve nga Greqia, Italia dhe vende të tjera.
Të lidhura
None found
Pasi u mposht në çerekfinale nga moldavi Vladislav Moga, ai vazhdoi rrugëtimin në repasazh, ku doli fitues dhe më pas në përballjen për medaljen e bronztë mposhti me Yuko serbin Luka Dangubić.
Gjatë kësaj gare, Milot Gashi u kujdes nga trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi.
“Urime Milot për suksesin dhe medaljen e bronztë!”, shkroi federata e xhudos.







