Formacionet zyrtare Japoni-Kroaci: A do të ketë një “Oli dhe Benxhi” përsëri? Kroacia do luftojë për një biletë çerekfinale

Pas pak, në orën 16:00, Japonia do të ndeshet ndaj Kroacisë, një ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës Katar 2022.

Japonia vjen nga një rezultat tepër pozitiv, ku mposhtën Spanjën me rezultatin 2-1, ku kjo fitore u dha atyre vendin e parë në grup.

Kroacia është më e fortë në letër, por Modric me shokë duhet të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm për faktin se Japonia ka një skuadër e cila nuk lodhet shpejtë dhe që nuk dorëzohet./h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare


Shtuar 5.12.2022 15:11