Sot, kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se shteti do të zhdëmtojë të gjithë banorët e kryeqytetit që u dëmtuan nga stuhia e fundit.
Të lidhura
None found
Ai shpjegoi se autoritetet lokale do të ngrenë grupe të posaçme vlerësimi për të analizuar pasojat e shkaktuara.
Mickoski i ftoi qytetarët të raportojnë humbjet pranë këtyre komisioneve, të cilat më pas do t’i dërgojnë gjetjet tek Komiteti për Vlerësimin e Dëmeve. Sipas tij, ky komitet do t’ia kalojë informacionin Qeverisë dhe ekzekutivi do të ndërhyjë duke zbatuar kuadrin ligjor për të dëmshpërblyer secilin që ka paraqitur dëmin.
“U bëj thirrje të gjithë të prekurve t’i njoftojnë dëmet, në mënyrë që komisioni të shkojë në terren, t’i evidentojë ato dhe Qeveria të marrë një listë të detajuar, për të mundësuar zhdëmtimin”, theksoi Mickoski.
