Bekim Sali: VLEN është e përgatitur për zgjedhje, por nuk mbështet mbajtjen e tyre të parakohshme me çdo kusht

VLEN është e gatshme të hyjë në zgjedhje, sidomos pas rezultatit pozitiv të arritur në zgjedhjet lokale, ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali.

Sipas tij, ajo që qytetarët presin tani është realizimi i premtimeve që u janë dhënë.

Të lidhura

None found

Duke argumentuar se kjo forcë politike nuk i druhet zgjedhjeve në asnjë kohë, Sekretari i Përgjithshëm i VLEN theksoi se ata udhëheqin me 10 komuna, gjë që, sipas tij, përbën një nisje të favorshme në raport me kundërshtarët që ndodhen në opozitë. Megjithatë, ai nënvizoi se, nëse krahasohet nevoja për zgjedhje në këtë moment me pritshmëritë e qytetarëve, atëherë përparësi duhet të ketë çdo gjë që paraqet nevojë reale për ta.

I pyetur nëse OBRM-PDUKM mund të ketë një qasje tjetër nga VLEN dhe të synojë zgjedhje të parakohshme, Sali u shpreh se, pavarësisht interesave të OBRM-PDUKM, në këtë rast po flitet për bllokun shqiptar, përkatësisht për VLEN, dhe për atë se cilat janë pritjet e qytetarëve.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse kryeministri Hristijan Mickoski do të deklaronte se vendi do të shkonte në zgjedhje dhe menjëherë më pas do të zbatohej Korniza Negociuese me Bashkimin Evropian, Sali tha se, nëse do të krijohej një moment i ri politik që do të ndryshonte dinamikën e zhvillimeve në vend dhe nëse kjo do të ishte e rëndësishme për shtetin, atëherë ata sigurisht do të ishin të gatshëm.

“Megjithatë, fakti që ne si parti politike po kërkojmë zgjedhje të parakohshme vetëm për të treguar se do t’i fitojmë zgjedhjet, mendoj se kjo është katastrofike për ne si politikanë dhe për qytetarët”, shtoi Sali./Telegrafi/


Shtuar 22.06.2026 21:23

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetbetcioGrandpashabetcasibomcasibomTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş