Struga në ditën e pestë pa ujë të pijshëm, qytetarët kërkojnë llogari për krizën që rikthehet pas çdo reshjeje

Për të pestën ditë me radhë, banorët e Strugës nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të pastër, ndërkohë që autoritetet po planifikojnë shtrenjtimin e faturave të ujit. Nga rubinetat del ujë me ngjyrë kafe të errët, i cili nuk lejohet të konsumohet.

Problemi rishfaqet pas çdo reshjeje të madhe shiu dhe asnjë prej kryetarëve të komunës deri më sot, me gjithë zotimet e bëra, nuk ka arritur ta zgjidhë këtë çështje.

Të lidhura

None found

“Qytetarët e Strugës po përballen me një gjendje të papranueshme sa i përket ujit të pijshëm. Me çdo shi, uji turbullohet përsëri. E vërteta është e njohur për të gjithë – fondet për këtë projekt janë në dispozicion, por po shkojnë për punësime partiake. E gjithë kjo po ndodh mbi shpinën e qytetarëve tanë. Ne kërkojmë që institucioni të japë llogari për mënyrën si po shpenzohen paratë e taksapaguesve, pasi shëndeti i fëmijëve tanë nuk është i negociueshëm”, u shpreh Besnik Asani nga nisma qytetare Struga Vepron.

Nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Strugë pranojnë se kjo situatë do të përsëritet edhe në vijim, por nuk japin detaje konkrete nëse ekziston një plan për zgjidhje afatgjatë. Sipas tyre, në rastin e fundit ekipet kanë dalë në terren dhe kanë nisur hapjen e hidrantëve dhe pastrimin e linjave.

“Në të gjitha daljet e mia publike e kam theksuar se gjatë reshjeve kaq intensive mund të shfaqet një fenomen i tillë, konkretisht një turbullim i lehtë i ujit. Ndryshe nga e kaluara, tani ne reagojmë menjëherë dhe jemi vazhdimisht në terren, duke përdorur të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion për ta normalizuar sa më shpejt gjendjen. Situata të ngjashme do të ndodhin edhe në periudhën e ardhshme, dhe kjo është një barrë për ne si ndërmarrje publike”, deklaroi Jovanço Meçkaroski, Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër bëjnë me dije se megjithëse turbullira ka rënë, ndalimi i përdorimit të ujit do të qëndrojë në fuqi edhe për të paktën dy ditë të tjera. Kjo pasi nevojiten tri analiza radhazi që të konfirmojnë se turbullira është brenda normave të lejuara. Sipas tyre, turbullimi aktual vjen nga burimet në Belicën e Epërme. Ndërkohë, dega e BDI-së ka kërkuar që kryetari i Komunës, Mendi Qyra, të mbajë përgjegjësi për krizën me ujin.


Shtuar më 19.11.2026 20:58

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet giriş