Egzon Azemi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke pretenduar se gjatë seancës 12-orëshe për Projektbuxhetin e vitit 2027 ata nuk e përmendën fare gjendjen e pensionistëve.
Në një shkrim në Facebook, Azemi u shpreh se shumica e ligjvënësve opozitarë janë milionerë dhe, sipas tij, nuk e ndiejnë dhimbjen e problemeve me të cilat përballet kjo shtresë e shoqërisë.
Të lidhura
None found
Sipas tij, Qeveria e ka rritur pensionin bazik me 67 për qind dhe kategoritë e tjera të pensioneve me 20 për qind, si dhe ka ndarë shtatë herë nga 100 euro shtesë.
Azemi shtoi se Lëvizja Vetëvendosje do të vijojë përkushtimin për forcimin e dinjitetit të pensionistëve.
“Kujdesi për pensionistët është përgjegjësi e shtetit dhe dëshmi e drejtësisë sociale”, shkroi Azemi.








