Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, informata është marrë rreth orës 18:00, ndërsa menjëherë pas kësaj policia ka nisur zbatimin e masave të nevojshme të sigurisë.
Të lidhura
None found
Ahmeti ka deklaruar: “Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”.
Edhe rreth tri orë pas raportimit të rastit, policia ka vazhduar të jetë në terren, duke kryer veprimet për verifikimin e informatës.
Më herët, Flora Ahmeti kishte bërë të ditur se pas pranimit të informacionit rreth orës 18:00, njësitet policore kishin reaguar duke siguruar zonën dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për siguri.
Ajo kishte deklaruar: “Policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”.
Deri në këto momente, nuk janë dhënë detaje të reja për natyrën e mjetit të dyshuar, ndërsa ekipet përkatëse vijojnë punën në vendin e ngjarjes.
Policia pritet të japë njoftime të tjera pasi të përfundojnë veprimet e verifikimit.
