Ulen temperaturat dhe rinisin reshjet, qytetet e veriut që u zbardhën sot nga bora (FOTO LAJM)

Dita e sotme ka nisur me kushte tërësisht të ndryshme nga një ditë më parë. Temperaturat janë ulur dhe kanë nisur reshjet e shiut dhe borës në të gjithë vendin.

Qytetet e veriut Kukësi, Tropoja, Puka dhe Hasi janë zbardhur nga bora.

Punonjësit e shërbimeve, që prej orës 03:00 kanë nisur punën për pastrimin e akseve rrugore, të cilat këtë mëngjes nuk krijuan vështirësi për qytetarët.

Reshjet e bores vijojnë ende, ndërkohë që deri në këto momente nuk ka asnjë vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike./albeu.com

 


Shtuar 7.01.2022 09:07