Policia ka shoqëruar Edison Likën dhe Dritan Goxhajn gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Kryeministrisë, në një situatë të shoqëruar me tensione.
Sipas të dhënave paraprake, dy protestuesit u përplasën me efektivët pasi refuzuan të merrnin fletën e gjobës që ishte vendosur ndaj tyre. Ata pretendojnë se policia ishte njoftuar për protestën.
Të lidhura
None found
Qytetarë të tjerë dolën përpara furgonit të policisë në përpjekje për të penguar marrjen e Likës dhe Goxhajt.
Më herët gjatë ditës, studentët marshuan nga Universiteti Politeknik drejt Fakultetit Ekonomik e më pas te Ministria e Arsimit. Pas disa orësh protestë atje, ata u zhvendosën përpara Kryeministrisë.
Tubimi vazhdon në kryeqytet, ndërsa shoqërimi i dy protestuesve ka sjellë një tjetër moment tensioni mes pjesëmarrësve dhe policisë.








