Komisioni Europian ka evidentuar përparimin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për politikën monetare me rregullat e Bashkimit Europian, sipas Raportit të Progresit për vitin 2026, të publikuar këtë të mërkurë.
Dokumenti vlerëson veçanërisht nivelin e lartë të harmonizimit me acquis-in e BE-së për ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.
Të lidhura
None found
Në raport thuhet gjithashtu se kuadri ligjor shqiptar është në përputhje me acquis-in europian sa i takon pavarësisë së bankës qendrore dhe ndalimit të financimit monetar të sektorit publik.
“Për politikën monetare, Shqipëria ka një nivel të lartë të përafrimit me acquis-in e BE-së në lidhje me ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik”, thuhet në pjesën e raportit të cituar.






