E konfirmon prestigjozja spanjolle: Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së

Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së. Ish-trajneri i Real Madridit po fiton gjithnjë e më shumë terren për të zëvendësuar Pochettinon, i cili nuk mund të vendosë rregull në një skuadeër të mbushur me yje dhe ku atmosfera është herë pas herë e çuditshme.

As vetë Pochettino nuk është rehat dhe tanimë ka marrë vendimin të largohet nga Parisi për në Manchester si zëvendësues i Solskjaer.

Hija e Zidane ka kohë që rri pezull mbi Paris, por duket se më në fund do të zbresë. Sipas gazetarit të RMC, Daniel Riolo në programin After Foot, Zizio do të jetë trajneri i PSG nga sezoni i ardhshëm çfarëdo që të ndodhë me skuadrën këtë gjysmë sezoni. r.t/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 09:08