Kërkesa për drejtësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe për të gjitha gratë e tjera të vrara në Kosovë i ka mbledhur protestuesit në Prishtinë për të tetën ditë radhazi.
Pas organizimit të protestës qëndron Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili, krahas drejtësisë, kërkon edhe garantimin e sigurisë për gratë e tjera në Kosovë.
Të lidhura
None found
Në protestën e sotme u përsërit kërkesa që të shkarkohen Donika Gërvalla nga posti i ministres së Drejtësisë, Xhelal Sveçla nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Gazmend Muhaxheri nga posti i kryetarit të Pejës.
Protestuesit kërkuan gjithashtu largimin nga detyra të kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, prokurores Suada Rama Hamza, kryetarit të gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësit Migjen Kastrati dhe drejtores së QPS-së Shpresa Lukaj, si dhe të çdo zyrtari apo zyrtareje tjetër të përfshirë.






