Tërmeti i fuqishëm “shkund” ishujt e Indonezisë, lëkundjet ndjehen deri në Australi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka lëkundur pak më parë në ishujt Tanibar të Indonezisë, njofton Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

 

Të lidhura

None found

Siç është raportuar nga EMSC, tërmeti ka ndodhur në një zonë detare me një thellësi fokale prej 100 kilometrash.

Nuk ka ende detaje për dëmet apo viktimat e shkaktuara nga tërmeti.

Tërmeti ishte aq i fuqishëm sa njerëzit që jetonin në Darvin, kryeqytetin e Territorit Verior të Australisë, thanë se kanë ndjerë lëkundje.

 


Shtuar 9.01.2023 19:21