Alarm në Oulu të Finlandës, policia heton disa sulme me thikë ndaj emigrantëve dhe dyshon për të njëjtin autor

Policia në qytetin finlandez të Oulut ka rritur nivelin e gatishmërisë, ndërsa po zhvillon hetime për një varg sulmesh me thikë që kanë pasur në shënjestër disa emigrantë.

Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se pas një pjese të këtyre episodeve mund të jetë i njëjti person, ndaj qytetarëve u është kërkuar ndihmë për ta identifikuar.

Të lidhura

None found

Ngjarja më e fundit u regjistrua të premten, kur një burrë që lëvizte me biçikletë dyshohet se iu afrua viktimës dhe e goditi me thikë nga pas, më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia ka bërë publike pamje nga kamerat e sigurisë, si edhe përshkrimin e të dyshuarit, që besohet të jetë i moshës 20–35 vjeç. Në çastin e sulmit, ai kishte veshur një kapelë dhe një këmishë me jakë.

Autoritetet thonë se mes rasteve që po hetohen janë konstatuar ngjashmëri, por deri tani nuk ka një konfirmim se të gjitha sulmet janë kryer nga i njëjti autor. Kryehetuesi i çështjes ka sqaruar se vetëm pas identifikimit të personit përgjegjës do të mund të provohet lidhja mes incidenteve.

Dosja hetimore përfshin disa sulme të ndodhura nga maji i vitit 2025 deri në qershor 2026. Rasti i parë u denoncua më 26 maj 2025 në zonën e Kaukovainio, ku një burrë i huaj u godit me thikë nga një person që më pas u largua me biçikletë.

Në prill 2026 u raportua një tjetër sulm në zonën e Raksilës, ku një burrë me prejardhje të huaj mbeti i plagosur nga një person që po lëvizte me biçikletë. Për këtë rast u arrestua një i dyshuar, por ai u lirua më vonë, pasi gjykata arriti në përfundimin se provat nuk mjaftonin.

Gjatë muajve maj dhe qershor u regjistruan edhe dy incidente të tjera, mes tyre edhe sulmi ndaj një gruaje të huaj. Sa i takon rastit më të fundit, autoritetet kanë hapur hetime për veprën penale të vrasjes në tentativë.

Policia finlandeze u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë informacion ose që mund ta njohin të dyshuarin nga pamjet e publikuara, të kontaktojnë Policinë e Oulut, ndërsa hetimet për zbardhjen e këtyre ngjarjeve vazhdojnë.


Shtuar 29.06.2026 17:58

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet