Sulmet pakistaneze në Afganistan lënë 28 të vdekur, talebanët i quajnë “akt frikacak”

Së paku 28 civilë u vranë dhe 49 të tjerë u plagosën të dielën, pasi Pakistani ndërmori sulme ajrore dhe dislokoi trupa tokësore në disa provinca kufitare të Afganistanit, sipas Misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA).

UNAMA bëri të ditur se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë. Ndërkohë, qeveria talebane në Afganistan tha se goditjet ranë mbi zona të populluara dhe shtëpi civile, duke i përshkruar si një “akt frikacak” dhe një “mizori”.

Të lidhura

None found

Nga ana e saj, pala pakistaneze deklaroi se operacioni kishte si objektiv strehët e militantëve në provincat Paktia, Paktika dhe Kunar, pranë vijës kufitare mes dy shteteve.

Sipas autoriteteve talebane, numri më i madh i viktimave u shënua në fshatin Mandokhail, në provincën Paktia. Banori 63-vjeçar Adam Khan tha për agjencinë AFP se mes të vrarëve kishte gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët ndodheshin në gjumë kur ndodhi sulmi.

Talebanët thonë se bilanci i viktimave civile është edhe më i rëndë, duke raportuar 36 të vrarë dhe mbi 160 të plagosur. Në të njëjtën kohë, ministri pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar, u shpreh se gjatë këtij operacioni u vranë 29 militantë, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit terroriste kundër civilëve në Pakistan. BBC thekson se nuk ka arritur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat e bëra publike nga të dyja palët.

Ky përshkallëzim i fundit ndodhi vetëm një ditë pasi tre pjesëtarë të forcës paraushtarake pakistaneze Sindh Rangers mbetën të vrarë në një sulm vetëvrasës ndaj selisë së tyre në Karachi. Në atë ngjarje u vranë edhe tre militantë, ndërsa autoritetet pakistaneze njoftuan se arrestuan një person të katërt, shtetas afgan. Përgjegjësinë për sulmin e mori Jamaat-ul-Ahrar, një grup i ndarë nga Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP).

Tensionet mes Afganistanit dhe Pakistanit mbeten të larta. Islamabadi pretendon se Kabuli strehon grupe terroriste që organizojnë sulme përtej kufirit, akuza që talebanët i hedhin poshtë. Në anën tjetër, autoritetet afgane fajësojnë Pakistanin për sulme të pajustifikuara që sjellin viktima mes civilëve.

Incidentet përgjatë kufirit janë intensifikuar në muajt e fundit. Në shkurt, përplasjet mes dy vendeve shkaktuan dhjetëra viktima, ndërsa në qershor Pakistani kreu një tjetër valë sulmesh ajrore, ku sipas Islamabadit u vranë 26 militantë. Talebanët thanë se në ato sulme humbën jetën edhe 13 civilë, shumica prej tyre fëmijë.


Shtuar 29.06.2026 18:15

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet