Safet Gjici kërkon të vuajë dënimin në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Këtë të hënë, është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, i cili kërkon qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit, për shkak të kushteve shëndetësore.

Gjykata vendosi thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë, që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të pretenduar të Safet Gjicit.

Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë, do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është vendosur më datë 14 nëntor 11:45.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, vuan dënimit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që i ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Safet Gjici, i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.

Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit, vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor


Shtuar 11.11.2024 13:58