Qeveria vendosi masa të reja në të gjithë vendin (VIDEO)

Kthehen kufizimet në nivel shtetëror në vend. Ndalohen dasmat dhe të gjitha ahengjet tjera në ambiente të mbyllura. Ndërsa për të hyrë në kafene dhe objekte tjera të mbyllura do duhet vërtetim për të paktën njërën dozë të vaksinës. Këto janë masat e reja që i ka sjellur Qeveria, për shkak të rritjes së të infektuarve me Covid-19. Të njëjtat sipas tyre, janë për mbrojtjen e popullatës nga koronavirusi dhe për të parandaluar përhapjen e saj.

– Deri më 15 gusht, të gjitha objektet hotelierike të regjistruara për organizim të ahengjeve mund të punojnë në hapësira të mbyllura vetëm me respektimin e masave kundër KOVID-19, me 40% të kapacitetit dhe më së shumti 250 mysafirë, në pajtueshmëri me protokollet që janë në fuqi.

– Për klubet e natës, kabaretë, baret mbetet në fuqi ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit, përveç pjesës së hapur (teracave) me 50% të kapacitetit dhe me numër të kufizuar të mysafirëve, më së shumti deri 1.000 persona, në pajtueshmëri me protokollet ekzistuese.

– Nga 16 gushti i vitit 2021 ndalohet tërësisht puna dhe organizimi i të gjitha llojeve të ngjarjeve në hapësirat e mbyllura në të gjitha objektet hotelierike (edhe në kafenetë), përfshirë edhe ahengjet në objektet hotelierike apo lloj tjetër të objektit të mbyllur.

– Nga 16 gushti i vitit 2021 nevojitet posedimi i obliguar i certifikatës për imunizim, së paku doza e parë, dhe kontrollim i obliguar i certifikatave për vaksinim në hyrje të çdo objekti, përfshirë edhe objektet hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona për çfarëdo lloj ngjarje (aheng, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore e sportive).

– Posedimi i një certifikate për imunizim – të paktën doza e parë e vaksinës, vlen vetëm për personat mbi 18 vjeç.

– Obligohen shërbimet kompetente të inspektimit në periudhën e ardhshme të intensifikojnë kontrollet me qëllim të zbatimit dhe respektimit të rekomandimeve preventive dhe masave lidhur me KOVID-19.

Fillimisht një ditë më parë u caktuan masa kufizuese vetëm për rajonin e Tetovës, për shkak të shifrave të larta me koronavirus, por disa orë më vonë Qeveria pas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive masat i zgjeroi për tërë territorin e shtetit.


Shtuar 8.08.2021 17:10