Procedohen penalisht dy inspektorë pyjesh në Dibër për shpërdorim detyre

Policia në Dibër ka proceduar penalisht dy inspektorë pyjesh në Dibër për shpërdorim detyre. Gjitashtu dy të tjerë janë arrestuar për vjedhjen e një banese si dhe dy të tjerë janë proceduar për prerje të paligjshme pyjesh.

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër.

Plan operacional për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë gjatë fundjavës.

Ndalohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Zbardhet dhe dokumentohet 1  vjedhje banese e ndodhur më parë, ndalohen 2 autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore përocedohen penalisht  2 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Procedohen penalisht dhe 2 Inspektorë Pyjesh për “Shpërdorim Detyre”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat  u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i vjedhjes së një banese  dhe ndalimi  i shtetasve :

  1. B., 22 vjeç, S. B., 26 vjeç banues në Peshkopi.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin,  në fshatin  Laçes, kanë vjedhur banesën e një  55- vjeçari.

Vijon zbatimi  i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,  kanë  proceduar penalisht shtetasin A. K., 47 vjeç,  pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet furgon lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Po në vijim të veprimeve në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht nga Policia shetasit A. K.,  51 vjeç, L. D., 60 vjeç, (me detyrë Inspektor Pyjesh), si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale  “Shpërdorim i detyrës”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është proceduar penalisht shtetasi R. D., 44 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet ‘Ifa’, lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  lënda drusore dhe automjetet që  i transportonin.

Materialet procedurale  i  kaluan Prokurorisë për veprime tē mëtejshme./albeu.com


Shtuar 14.06.2021 09:48