“Picasso” kapet në “shtëpi bari”

Një pikture e supozuar e Pablo Picassos me vlerë miliona dollarë është gjetur gjatë një operacioni antidrogë në Irak.

Sipas burimeve, vepra e artit ishte në zotërim të tre personave dhe u zbulua në Diayala, një provincë në lindje të vendit. Të dyshuarit u arrestuan për trafikim të lëndëve narkotike sipas Ministrisë së Brendshme irakiane.

Drejtori i zyrës së anti-narkotikëve, kolonel Bilal Sobhi, në një deklaratë për median shtetërore tha se tregtia e drogës është e lidhur me shumë krime, përfshirë dhe tregun e zi të veprave të rralla dhe antikuareve.

Detaje rreth pikturës, historisë së pronësisë së saj dhe si do të kryhet vlerësimi autentik ende nuk janë bërë të ditura.

Picasso grumbulloi një sasi të madhe veprash arti përgjatë karrierës së tij 78-vjeçare.

Artisti spanjoll përfundoi 13.500 piktura dhe rreth 100.000 gdhendje.

Gjithashtu krijoi qindra skulptura dhe qeramika në rreth 34.000 ilustrime. Vitin e fundit “koka e gruas” së Picassos ishte një nga 3 veprat e artit të rikuperuara nga policia greke pas një dekade që ishin vjedhur në muze.

Në 2019  portreti i “Dora Maar”, me vlerë prej 28 million dollarësh  u gjet nga një detektiv holandez 20 vjet pasi ishte grabitur nga jahti i një sheiku arab.

Në maj një portret i nënës së një prej fëmijëve të Picassos i titulluar “Gruaja e shtrirë lakuriq” u shit një ankand për vlerën 67.5 million dollarë.