Filipçe kërkon rihapjen e hetimeve për spitalin modular në Tetovë: E di si kam vepruar

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha në emisionin “Studio e Natës” në 4TV se është i gatshëm që çështja e spitalit modular të hetohet edhe një herë.

Ai e përmendi këtë mundësi në kuadër të propozimit të partisë për ligje kundër korrupsionit dhe bashkëpunim me Prokurorinë Evropiane.

Të lidhura

None found

“Le të hetohet sërish, në bashkëpunim me Prokurorinë Evropiane, edhe rasti i spitalit modular”, u shpreh Filipçe. Ai shtoi se e di se si ka punuar dhe si i ka marrë vendimet.

Gjatë intervistës u pyet nëse, duke e parë ngjarjen nga perspektiva e sotme, kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev duhej t’ia kishte pranuar dorëheqjen pas tragjedisë.

Filipçe nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse dorëheqja duhej pranuar. Ai foli për arsyet që çuan në ndërtimin e spitaleve modulare dhe shprehu keqardhje për tragjedinë.


Shtuar më 25.11.2026 22:47

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel