Do të udhëtoj me makinë”/ Çmimet rekord dhe problemet teknike po i largojnë amerikanët nga fluturimet për Ditën e Falënderimeve

Udhëtimet ajrore për Ditën e Falënderimeve po bëhen më pak tërheqëse për shumë amerikanë, mes kostove të larta të biletave dhe defekteve të përsëritura në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në SHBA.

Një raport i Reuters bën të ditur se më 13 nëntor një problem me ruterin e Administratës Federale të Aviacionit (FAA) ndërpreu komunikimet në qendrat e kontrollit ajror. Si pasojë, fluturimet në mbarë vendin u pezulluan për gati pesë orë, duke prekur mbi 18 mijë fluturime dhe afërsisht një milion pasagjerë.

Të lidhura

None found

Pak ditë më pas, United Airlines pati një ndërprerje të madhe teknologjike, ndërsa pësoi defekt edhe sistemi i automatizuar që Delta Air Lines përdor për peshimin dhe balancimin e avionëve. Problemet sollën vonesa në më shumë se 2 mijë fluturime dhe shtuan shqetësimet e udhëtarëve në prag të një prej periudhave më të ngarkuara të vitit.

Presioni mbi udhëtarët vjen edhe nga çmimet e biletave. Të dhënat e Kayak tregojnë se, dy javë para festës, një biletë vajtje-ardhje për fluturim të brendshëm kushtonte mesatarisht rreth 469 dollarë. Kjo është 57% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Hopper thotë se një pjesë e kësaj rritjeje lidhet me shtrenjtimin e karburantit të avionëve, të ndikuar nga lufta me Iranin. Sipas platformës, biletat për Ditën e Falënderimeve dhe Krishtlindjet janë në nivelet më të larta të dekadës.

Dinez Jackson, 51 vjeçe, është ndër udhëtaret që ndryshoi planet. Ajo nuk mundi të paguante rreth 1,500 dollarë për udhëtimin ajror me dy fëmijët e saj nga Raleigh, Karolina e Veriut, në Dallas, Teksas. Kostoja ishte mbi dyfishin e shumës që kishte paguar më parë për udhëtime të ngjashme.

Jackson fillimisht priti, duke shpresuar se çmimet do të binin. Por, pas ndërprerjes së fluturimeve më 13 nëntor, vendosi të merrte makinën, edhe pse udhëtimi zgjat rreth 17 orë.

“Kur ndodhi kjo të premten, mendova: Po, do ta rezervoj makinën. Patjetër që do të ngas makinën”, u shpreh ajo. Jackson shtoi se pret kaos për ata që do të udhëtojnë me avion.

Parashikimet tregojnë se numri i pasagjerëve do të jetë më i ulët se vitin e kaluar. Linjat ajrore amerikane presin rreth 29 milionë udhëtarë nga 20 deri më 30 nëntor, krahasuar me 31 milionë që parashikoheshin një vit më parë.

Pavarësisht kësaj, kompanitë e mëdha po bëhen gati për një numër të konsiderueshëm udhëtarësh. United Airlines planifikon të transportojë mbi 6.6 milionë pasagjerë gjatë 12 ditëve, kurse American Airlines pret rreth 8 milionë dhe ka parashikuar 4% më shumë fluturime se në vitin 2025.

Sipas Cirium, këtë sezon festash linjat ajrore amerikane po kryejnë mesatarisht 2% më shumë fluturime, ndërsa numri i vendeve të disponueshme është rritur me 1%.

Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA), nga ana tjetër, parashikon të kontrollojë rreth 3% më pak pasagjerë gjatë festës së këtij viti. Në vitin 2026, agjencia nuk ka kontrolluar asnjëherë më shumë se 3 milionë persona në një ditë; vitin e kaluar, ky nivel u arrit në tetë raste.

Administratori i FAA-së, Brian Bedford, deklaroi javën e kaluar se institucioni ishte pranë gjetjes së shkakut kryesor të defektit të ruterit. Më 17 nëntor, FAA bëri të ditur se kishte ndalur instalimin e ruterëve të tjerë.

Shoqata Amerikane e Automobilave (AAA) vlerëson se rreth 81.5 milionë amerikanë do të udhëtojnë të paktën 50 milje gjatë gjashtë ditëve të festës së Falënderimeve. Kjo është pak më pak se 81.6 milionë udhëtarët e regjistruar një vit më parë.

Ndryshimi i planeve po sjell më shumë klientë për transportin tokësor. Wanderu raportoi se ndërprerjet e fluturimeve i dhanë kompanisë ditën më të ngarkuar të vitit deri tani, ndërsa rezervimet e autobusëve për të premten u rritën me 16% krahasuar me vitin e kaluar. Flix North America regjistroi gjithashtu 17% më shumë rezervime.

Amtrak pret të vendosë një tjetër rekord në vitin 2026, pas 1.2 milionë udhëtimeve që kompania hekurudhore regjistroi gjatë festës së Falënderimeve vitin e kaluar.


Shtuar më 25.11.2026 19:49

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel