Man United në bisedime për mbrojtësin e Barcelonës

Manchester United dhe Barcelona janë aktualisht në bisedime paraprake për mbrojtësin Sergino Dest. Gazeta katalanase “Sport” flet për këtë në faqet e saj.

Barcelona po kërkon 20 milionë euro për Destin, ndërsa Manchester United po përpiqet të ulë çmimin në 17 milionë euro, sipas burimit.

Fillimisht Sergino Dest nuk donte të largohej nga Barcelona. Planet e lojtarit ndryshuan pasi u informua se nuk ishte përfshirë në planet e Xavit.

Sergino Dest, 21 vjeç, ka bërë 72 paraqitje për Barcelonën. Holandezi shënoi tre gola dhe dha pesë asistime. /albeu.com/


Shtuar 17.08.2022 16:17