Klodiana Lala: Paralajmërimi i ambasadorit amerikan për ryshfetet dhe kriptomonedhat shqetëson politikën

E ftuar në emisionin “Prime News24” të News24, gazetarja Klodiana Lala foli për vizitën e ambasadorit amerikan Eric Wendt në SPAK dhe mesazhet e tij lidhur me luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Sipas saj, thirrja për të gjurmuar paratë përmes kriptomonedhave dhe provave dixhitale ishte një sinjal i drejtpërdrejtë dhe i fortë për politikën shqiptare.

Lala vuri në dukje se kriptomonedhat nuk janë mënyrë e re për të fshehur të ardhurat e korrupsionit. Ajo tha se ka dyshime se edhe politikanë të rëndësishëm kanë investuar në portofole të tilla.

Të lidhura

None found

“Mesazhi i ambasadorit për politikën ishte i qartë dhe i fuqishëm. Ai foli për kriptomonedhat, një temë që nuk është e re, por ka dyshime se politikanë të rëndësishëm kanë vendosur para në portofole të tyre. Shumat e përfituara nga ryshfetet janë të mëdha. Ato mund të ruhen në lingota ari, por edhe në kriptomonedha. Ambasadori Wendt e tha qartë: edhe një krim i kryer në mënyrë të përsosur lë gjurmë; duhet vetëm një hetues i aftë që t’i zbulojë”, u shpreh gazetarja.

Sipas saj, hetimet mund të ndjekin gjurmë të lëna nga komunikimet, pazaret, blerja e votave, investimet dhe lëvizja e fondeve në kriptomonedha. Ajo theksoi se çdo element i tillë mund të ndihmojë në identifikimin e personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Komunikimet, pazaret, blerja e votave, investimet dhe flukset e parave në kriptomonedha janë ndër gjurmët që mund të ndiqen”, deklaroi Lala.

Gazetarja foli gjithashtu për ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ndaj SPAK-ut, duke thënë se organet shqiptare të drejtësisë po marrin prej tyre prova dhe asistencë. Ajo paralajmëroi se sigurimi i provave mbetet sfidë, pasi mund të ketë përpjekje për t’i zhdukur ato.

Lala vlerësoi se deklarata e ambasadorit Wendt për serverët në SHBA, ku mund të ruhen të dhëna me rëndësi për hetimet, mund të jetë shqetësuese për politikën dhe mazhorancën shqiptare.

“Partnerët ndërkombëtarë po e mbështesin SPAK-un me prova dhe po bashkëpunojnë ngushtë me të. Sfida është reale, sepse mund të tentohet zhdukja e provave. Por fakti që ambasadori foli për prova dixhitale dhe për një server në SHBA ku mund të jetë ruajtur një e dhënë, besoj se shqetëson shumë mazhorancën dhe politikën shqiptare”, tha ajo.

Në përfundim, gazetarja ngriti shqetësimin për paratë që, sipas saj, kanë ardhur nga veprimtaria kriminale në Shqipëri dhe janë përdorur për të blerë vota.

Gjatë takimit me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta, ambasadori amerikan Eric Wendt tha se zyrtarët e korruptuar mund t’i fshehin ryshfetet në portofole kriptomonedhash dhe në llogari jashtë vendit. Ai u kërkoi hetuesve të ndjekin gjurmët dixhitale dhe të sigurojnë në kohë provat e ruajtura në serverët e kompanive amerikane.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel