Sipas një politikane ukrainase, pushtimi i Mariupolit nga forcat ruse do të ishte shkatërrues. Duke folur në një program në BBC, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush-Tsintsadze, tha se sulmi i Rusisë ndaj fabrikës së çelikut Azovstal nga toka e ajri, do të ishte padyshim shkatërrues dhe i dhimbshëm.
“Do të ishte shkatërruese dhe e dhimbshme për ne. Por jemi të vendosur të marrim kontrollin e të gjithave territoreve tona”, tha Tsintsadze.
Klympush-Tsintsadze tha se forcat ruse janë përpjekur të futen brenda fabrikës së çelikut përmes tuneleve nëntokësore “duke gjetur një spiun” për t’u treguar atyre rrugën, por tha se deri më tani ata kishin qenë të pasuksesshëm.
Ka disa sugjerime se ushtarët rusë janë tashmë brenda fabrikës, por është e paqartë se sa të sakta janë këto raporte. Klympush-Tsintsadze shtoi se Ukraina “po pret që të ndodhë një mrekulli” për evakuimin e civilëve.
Rusia njoftoi vendosjen e një armëpushimi për evakuimin e civilëve nga fabrika e Azovstal. Por sipas politikanes, Rusia ka prishur marrëveshjet, por se do të ishte “një mundësi e madhe për të shpëtuar jetën e civilëve të tjerë”.