Grida Duma shkon në familjen e 31-vjeçarit që vdiq në qeli: PD do ta ndjekë çështjen deri në fund

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka shkuar mbrëmjen e djeshme në familjen e 31 vjeçarit, Ilvi Meta, i cili u vetëvra në ambientet Komisiariatit të Policisë së  Kavajës.

Babai i të ndjerit, Agim Meta u shpreh i bindur se djali i tij nuk mund të ketë vrarë veten, ndërsa thekson se nuk ka informacion zyrtar për rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Biseda mes Dumës dhe Metës:

G.Duma: Ngjarja që ndodhi ju nuk e besoni, djalin e kanë shoqëruar në polici po më thoni, arsyen se pse e kanë shoqëruar ju nuk e dini si familjarë. Si baba ke shkuar në komisariat e ke kërkuar  ke ndenjur nga ora 5 pasdite deri në 7.

Babai i djalit : Nuk me jepnin detaje fare.

G. Duma: Ti ke ndenjur në komisariat, ke pyetur pse të kanë marrë çunin?

Babai i djalit:  Kam pyet pse  e kanë marrë çunin, për çfarë arsye. Ik se e di vetë më thanë.

G.Duma: Edhe kur kanë ardhur në shtëpi ty s’të kanë dhënë asnjë shpjegim përse ?

Babai i djalit: Jo, më tha çuni qëparë o ba ka ardhur policia për kontroll, mirëse të vijnë i thashë. Morën nja dy mbulesa divani edhe ikën, unë thashë ça do bëni? Do ta biem prapë çunin thanë. Momenti që iku me ato mua më ra telefoni për punë. Kur erdha pastaj pasdite shkova prapë tek policia, nuk më jepnin detaje. Ik se do ta biem në shtëpi, do ta biem në shtëpi.

G.Duma: Edhe ju si e keni marrë vesh si familjarë për vdekjen e çunit?

Babai i djalit: Nga televizori

G.Duma: Në çfarë ore?

Babai i djalit: Tek lajmet. Isha tek një lokal aty në lagje. Edhe më tha djali i pronarit të lokalit djali yt më duket ka varur veten.

G Duma: Edhe zotëria e kishte dëgjuar nga lajmet?

Babai i djalit: Po. Edhe pastaj erdha në shtëpi gruaja duke qarë, erdhi Beni se Benin e kam çunin e xhajit. Edhe më tha ka varur veten, se besoj kurrë i thashë pastaj më erdhën të gjithë. Jemi të bindur që s’ka varur veten. Do ta jap me jetën time.

G.Duma: Unë e di që jeni të shokuar tani, jam e bindur që ke mpirje dhe s’di çfarë të thuash përpara por gjëja më e dhimbshme për ju dhe familjarët tuaj është që ju jeni në terr dhe errësirë totale se çfarë ka ndodhur me djalin. Në institucionet e drejtësisë ku jeta duhet të jetë totalisht e sigurt deklarohet që ka bërë vetëvrasje që në këtë moment është një problem i madh. Se atje ku jeta duhet të jetë e sigurt më shumë se kudo ndodh vetëvrasja. Që ju keni  të drejtë absolute jo vetëm të kërkoni drejtësi por të kërkoni transparencë kjo është arsyeja e parë që në një ngjaje të tillë tronditëse se është humbje jete. Ne jemi këtu të gjithë dhe do të kërkojmë deri në minutin e fundit dhe në çdo gjë transparencë qartësi kudo. Dhe ne jemi këtu do ta kërkojmë ne bashkë me ju Partia Demokratike, ne të gjithë në të gjitha instancat. Kërkohet absolutisht që Avokati i Popullit të vijë dhe të bëjë detyrën e vetë në çast për të bërë transparencë me ngjarjen. Duhet që Prokuroria e Kavajës nëse nuk e ka nisur ta nisë me urgjencë hetimin dhe të bëjmë transparencë çfarë ka ndodhur me jetën e djalit tuaj. Për mua është e papranueshmë që ju aktualisht nuk dini asgjë, cilado qoftë arsyeja që prindi nuk di ju thoni që trupi i djalit është në morgun e Durrësit, thoni gjithashtu që ekspertët që kanë bërë autopsinë, trupa e parë e ekspertëve nuk ka pranuar ta firmosi ekspertizën. Kjo është dëshmia juaj, momenti i parë. Në çdo orë të ditëve që do vijnë ne do bëjmë pjesën tonë që nuk është pak, do ta shtyjmë me të gjitha mjetet institucionale, publike mediatike, që të bëhet transparencë dhe të bëhet drejtësi, është e papranueshme që në një institucion ku duhet të sigurohet dhe ekziston për sigurinë e jetës së qytetarëve të ndodhi sic është version që dëgjojmë deri tani se unë version zyrtar nuk kam dëgjuar. Ju thoni që nuk ka , ju nuk ju ka ardhur asnjë version zyrtar nga policia , do ta ndjekim deri në fund çështjen nuk kam çfarë të them më tepër në këtë moment. Mund mos të kishim bërë sot një deklaratë para mediave por ju thoni që sa më shumë të ndërgjegjësohet opinioni aq më shumë ndiheni të sigurt që do të kemi transparencë sepse nuk keni besim që institucionet duke qënë se keni shkuar disa herë mund t’ju japin përgjigje. Do ta bëjmë këtë edhe për publikun që këto raste të kthehen në shembullin më negativë që mos guxojë njeri të preki këdo, sido që ta mendojë , sido që ta paragjykojë që është i paprekshëm, askush nuk është i paprekshëm dhe do marrin ndëshkimin.