Lufta në Gaza, kryeministri izraelit falënderon Shqipërinë

“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”.

Kështu shkruan kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar shtetet që kanë dalë hapur në mbështetje të shtetit që ai drejton në përplasjet e fundit me palestinezët. Në mesin e 15 shteteve është edhe Shqipëria.

Kryeministri izraelit ka vendosur që t’i vlerësojë këto shtete me anë të flamujve të 26 shteteve.

Por cili ka qenë qëndrimi i Tiranës zyrtare në lidhje me këtë konflikt nisur mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në # Jeruzalem dhe brenda dhe përreth # Gaza. Sulmet me raketa kundër # Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në një regim të minsitrisë së Jashtme në rrjetet sociale.

Shtuar 16.05.2021 15:46

Tags: ,