Stoli i Realit i pasigurtë, Raul flet për mundësinë e drejtimit të “galaktikëve”

Raul Gonzalez sapo ka korrur sukses me skuadrën e tij, Real Castilla.

Raul i cili është njëherësh trajner i Real Madrid Castilla, doli në vendin e tretë në Secunda Division në një sezon që po merr lëvdata nga mediat spanjolle.

Mediat spanjolle kishin aluduar më parë se Zidane i ka informuar lojtarët që do të largohet nga klubi dhe tani lajmet se Raul është njëri nga pretendentët për stol sa vijnë e shtohen.

Spanjolli u pyet për këtë gjë në një intervistë.

“Të drejtoj skuadrën e parë? Kjo është shtëpia ime dhe këtu dua të jem”, tha ai.

“Unë jam një njeri i këtij klubi, u bëra trajner për të qenë këtu, në shtëpi. Por kjo nuk është kohë kur duhet të flasim për të ardhmen”, përfundoi Raul Gonzalez.

Shtuar 16.05.2021 15:48